Partia Demokratike i është përgjigjur menjëherë deklaratave dhe akuizave të forta të presidentit Ilir Meta ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Sipas reagimit të PD, Meta, përmes diversionit dhe mashtrimeve, po tenton të përçajë Partinë Demokratike.

 

“Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij”, thuhet në reagimin e PD.

 

Pak minuta më herët Presidenti Meta tregoi se Basha i është ulur në gjunjë dhe i është lutur të anulojë zgjedhjet e 30 qershorit dhe  protestën masive të lajmëruar nga vetë Basha në 8 Qershor. Ai tha se kjo kërkesë ka ardhur nga kreu i PD, Lulzim Basha, pasi ishte i frikësuar nga pasojat që mund të sillte protesta e 8 qershorit të po atij viti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re