Kreu demokrat ka dëgjuar nga afër këtë të mërkurë problemet me të cilat përballet biznesi i vogël I Fierit.

 

Basha premtoi para përfaqësuesve të biznesit se në momentin që PD do të vijë në pushtet do t’I mbështes ata përmes skemave të ndryshme. Lideri demokrat theksoi se PD ka një platform të qartë për biznesin e vogël për ta çliruar atë nga taksidarët.

 

“Qeveria e PD do të jetë qeveri që ju dëgjon dhe ju mbështet. Ne kemi një platformë të qartë për biznesin e vogël për ta çliruar nga taksidarët”

 

Por Basha nuk I kurseu as akuzat në drejtim të qeverisë. Për liderin e PD, investimet e vetme të qeverisë janë ato për shfaqe bajate me mashtrime avionësh që sipas tij, duken e zhduken nga linja ajrore e Turkish Airlines.

 

“Nuk flasim dot per nje investim te huaj perendimor pervec shfaqjeve bajate me mashtrime avionesh qe duken e zhduken nga linja ajrore e Turkish Airlines por lyer me bojën e Edi Ramës si Air Albania qe ndonese eshte nje sajese shume e dyshimte papritur na ka gjetur para per te financuar e per t’i vene emrin stadiumit. Se ku i beri ato para hajde merre me mend. Por e rendesishme eshte kjo. Qe nuk kemi asnje investim serioz te huaj.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re