Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se ai dhe opozita kanë nisur një betejë për ndryshimin e situatës për rininë, e cila sipas tij është në gjendje të keqe.

 

Gjatë fjalës së mbajtur para të rinjëve demokratë, ku prezentë ishin dhe dy pjestarë nga radhët e CDU/CSU, Basha akuzoi qeverinë se ka lënë në baltë rininë.

 

“Kjo qeveri dështimin më të madh e ka me rininë, e cila po rritet në një vend pa perspektivë, me rroga minimale dhe kosto maksimale, në një vend me klimë të shkatërruar për bizneset. Ky ka mbetur një vend, ku rinia mendon si të ikë, por kjo nuk duhet të ndodhë. Nuk duhet të ndodhë, sepse ky vend e ka potencialin për një të ardhme më të mirë. Kjo qeveri ka vendosur interesa të ngushta personale, duke tradhtuar interesin e qytetarëve shqiptarë. Ne kemi treguar se kemi këtë vizion e pasion për gjithë vendin e sidomos për rininë. Ne do të bëjmë realitet çdo zotim dhe zotimi ynë kryesor është të kthejmë shpresën, sidomos të rinisë. Ne do të krijojmë një klimë të mirë për biznesin. Shqipërinë me rininë që rri këtu ne do ta bëjmë realitet, vendin ku gjithë-secili të ndihet në shtëpinë e tij”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re