Skip to content

Basha: Qeveria ka vepruar me hapa gjysmakë e me vonesë, koha nuk pret

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se ka ndërmarrë hapa gjysmakë dhe nuk ka ndihmuar as qytetarët dhe as bizneset e nëse nuk ndërhyhet, atëherë ekonomia rrezikon që të dëmtohet edhe më shumë.

Sipas tij, koha nuk pret dhe masat e kryera deri më tani janë të pamjaftueshme.

“Hapa gjysmakë e me shuam vonsë nuk u zbatuan dhe njerëzit nuk i kanë marrë lekët e tyre. Sot duhej shpërndarë paketa e dytë e ndihmës por edhe ky ishte një premtim bosh. Qytetarët që duhet të paguajnë faturat e rritura të dritës dhe ujitjani pa asnjë të ardhur.

Bizneset nuk kanë asnjë mbështetje. Masat në ndihmë të njerëzve dhe ekipeve shëndetësore janë të vonuara dhe të pamjaftueshme. U neglizhuan edhe mjetet për mbrojtjen shëndetësore.

Në 5 javë urdhrat kanë ardhur nga FCB, kryeministri ka marrë të gjtha funksionet, nga polici te doktori. Qyetarët kanë paguar taksa, taksat duhet tu shkojnë në ndihmë. Njerëzit nuk kërkojnë lëmoshë. Në këtë kohë emergjence kombëtare u takon ndihma.

Paratë janë, por ata shkojnë për tendera korruptive dhe jo për qytetarët. Njerëzit duhen ndihmuar, e bizneset të mbështeten. Ekonomia të ndihmohet me të gjitha mënyrat, që të mos bjerë në humnerë. Sa më shumë vonohet, aq më shumë rrezikohet kriza. Koha nuk pret. “, tha Basha në një komunikim me median.