Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të mërkurë takime me qytetarë në Njësinë 5, në Tiranë.

Në bisedën që kishin me kreun e opozitës, disa të rinj shprehën indinjatën ndaj gjendjes ku ndodhet vendi, ku veçuan mungesën e vendeve të punës, sipas të cilëve, është shkaku kryesor që i shtyn për të emigruar.

“2021-shin me premtu ujë e drita! Është turp! Unë do rri deri më 25 prill që të ndryshojë Shqipëria. Po ndenji kështu unë do iki”, tha qytetari.

Lideri demokrat premtoi se në fokus të PD janë prioritetet dhe aspiratat e qytetarëve shqiptarë.

“Domethënë, çështja qëndron këtu. Qё tё sigurojё ato vende pune duhen plotësuar dy kusht. Kushti i parё ёshtё qё tё ketë investime tё brendshme dhe tё huaja.

Ato i hapin vendet e punës. Kushti i dytë ёshtё qё tё ketë forcë tё kualifikuar sepse siç e the dhe vetё mund tё mbarosh universitetin por nё qoftё se nuk ke praktikё, nё qoftё se nuk ke njё profesion, nё qoftё se nuk ke bёrё njё stazh tё mjaftueshёm nuk je nё gjendje tё integrohesh menjёherё nё tregun e punёs.

Dhe kjo ёshtё biseda qё bёmё dhe u transmetua dje me Komisioneren ku na kishte ftuar njё nga universitetet mё tё njohura tё Austrisё, quhet universiteti Modul dhe ne kemi bashkёpunuar me ta.

Në qoftё se iu kujtohet para disa muajsh kam thёnё qё ne s’po presim tё vijmё nё qeveri. Akoma nё opozitё kemi pёrgatitjet qё ditёn e marrjes sё sё pёrgjegjёsive qeveritare tё fillojmё menjёherё punёn.

Cilat janё pёrgatitjet? E para, pesё gjuhё tё huaja do tё ofrohen online pa pagesё pёr rininё: Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Italisht, Spanjisht.

Dhe e dyta, nё bashkёpunim me universitetet 20 profesione tё ndryshme po kёshtu online qё nga trajnimi nё fushёn e Teknologjisё sё Informacionit, tek Adminsitrimi, tek fusha tё ndryshme.

Do të kemi një qeveri që ka në fokus prioritetet tuaja, ëndrrat tuaja, aspiratat tuaja. Kjo është arsyeja pse ua kërkoj votën më 25 prill”, deklaron Basha!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re