Teksa pa nga afër gjëndjen e banorëve të prekur nga termeti i 26 nentorit 2019 në zonën e Kamerasit në Manëz, kreu i PD Lulzim Basha tha se dhjetra familje jo vetëm në këtë zonë, jetojnë ende në çadra dhe në kushte shumë të vështira.

Këta banorë, shtoi Basha, kanë rreth 10 muaj pa një çati mbi kokë për veten dhe fëmijët e tyre, duke akuzuar qeverinë se I ka gënjyer.

Qeveria i gënjeu kur ju premtoi se do t’i strehonte dhe sistemonte familjet, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti. Sot në Manzë takova të moshuar të pastrehë, prindër pa shtëpi, që jetojnë në çadër, të braktisur nga qeveria. Asnjë qindarkë nga paratë publike të shtetit apo nga fondet e dhëna nga BE nuk ka ardhur këtu.Nën vapën e padurueshme, nën shirat e vazhdueshëm dhe në kulmin e pandemisë, ata përpiqen të mbijetojnë, ndërsa qeveria vazhdon t’i vjedhë fondet publike që ju takojnë atyre, për t’jua dhënë me PPP dhe koncensione 5 klientëve të saj oligarkë.

Sipas Bashës, shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme që punon për ta.

Askush në Shqipëri nuk duhet të jetojë në çadra apo të llogarisë bukën e gojës. Vëmendja jonë kryesore do të jenë qytetarët, hallet dhe shqetësimet e tyre të përditshme. Kjo është detyra e çdo qeverie normale, dhe shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri serioze, që vë në plan të parë shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re