Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar deklaraten e bere një ditë më parë nga kreu i qeverisë Edi Rama se e do mandatin e tretë për të çuar deri në fund punët që ka nisur.

Basha shkruan se në vitin 2013 Rama premtoi shëndetësi falas për të gjithë, 300 mijë vende pune dhe kosto më të ulëta jetese dhe sipas tij pasi nuk mbajti asnjë premtim kërkon të rizgjidhet sërish.

Kreu i PD shton se më 25 Prill do të humbë Rama dhe do të fitojë Shqipëria dhe qeveria më në fund do të fillojë të punojë për qytetarët.

“Rama në vitin 2013: Ju premtoj shëndetësi falas për të gjithë, 300 000 vende pune, kosto më të ulëta jetese dhe futjen e Shqipërisë në BE.

Rama dje, pasi nuk ka përmbushur as edhe një prej premtimeve të tij për 8 vjet: Dua të zgjidhem sërish që të mbaj premtimet

Shqipëria më 25 prill: Rama humb, fiton Shqipëria dhe qeveria, më në fund, fillon të punojë për qytetarët!”, shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re