Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se fondet për subvencionet e fermerëve ua jep vetëm klientëve dhe miqve të tij.

Ai shtoi se edhe sot, kreu i qeverisë, ashtu si edhe vjet inauguroi të njëjtën fermë në Divjakë.

Sipas Bashës, asnjë formë propagande e Ramës nuk e bulon dot krizën e thellë që po kalon çdo sektor në vend.

“Ndërkohë që RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin vendas, ideatori dhe zbatuesi i këtij shkatërrimi, vjet në 30 maj dhe këtë vit po në 30 maj shfaqet duke përuruar të njëjtën fermë në Divjakë.

Është e qartë se subvencionet e AZHBR-së për fermerët si çdo fond publik në Shqipëri janë vetëm në dispozicion të klientëve të Edi Ramës, të miqve dhe oligarkëve të tij. Pasi rrënuan ekonominë dhe zhvatën paratë e shqiptarëve, cirku kryeministror i rikthehet objekteve që ka përuruar më parë me shpresën se shqiptarët do t’i besojnë shfaqjet me regji qëndrore të ERTV-së.

Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në varfëri dhe papunësi, e ka rrënuar ekonominë dhe biznesin e ndershëm dhe po e çon agrobiznesin drejt falimentimit. Asnjë formë propagande nuk i mbulon dot gënjeshtrat e Edi Ramës, që është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë që po kalon çdo sektor i ekonomisë shqiptare.”, shkroi Basha në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re