Qëndrimi i Ramës pro hapjes së listave zgjedhore dhe heqjes së koalicioneve, ka sjell reagimin e shpejte të Lulzim Bashës.

Kryedemokrati doli në një konference për shtyp për të komentuar këto lëvizje të kryeministrit.

Kreu i opozitës tha se Rama ka frikë nga zgjedhjet.

Frika dhe ankthi i Edi Ramës nga zgjedhjet e ardhshme është motivi i gjithçkaje që ka ndodhur në javët dhe muajt e fundit në Shqipëri.Njeriu që kontrollon sot qeverinë, gjysëmparlamentin, të gjitha bashkitë e vendit me përjashtim të kryebashkiakes së Shkodrës, policinë e shtetit, grupet kriminale, drogën, oligarkët, ekonominë, tenderat, PPP-të, koncesionet, kontrollon gjithçka në këtë vend, është kaq i tmerruar nga zgjedhjet, kaq i obsesuar me mbajtjen me çdokush dhe kundër vullnetit të shqiptarëve të pushtetit, kaq i vendosur të bëjë gjithçka për të ndalur të pandalshme, rotacionin politik në vend, sa që donte të hiqte edhe komisionerët e opozitës.

Basha shtoi se diskutimi i sotëm nuk është për listat e hapura por për koalicionet parazgjedhore.

Diskutimi i sotëm është për koalicionet parazgjedhore të cilat prej fillimit të demokracisë kanë qenë përherë një realitet i pluralizmit politik i sanksionuar në Kushtetutë, i sanksionuar në Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut. E drejta për t’u bashkuar dhe bashkëpunuar në konklurimin politik. Ky është halli i vërtetë i Edi Ramës.Sot ranë edhe dorezat, edhe maskat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re