Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Edi Rama e ka lënë Shqipërinë në baltë dhe se më 25 prill, të gjithë së bashku duhet ta largojmë atë dhe ta nxjerrim vendin nga kjo baltë.

Nëpërmjet një konference për shtyp, Basha tha se kryeministri nuk mbajti asnjë premtim përgjatë 8 viteve, duke e mbuluar dështimin me propagandë.

Lulzim Basha: Ka dështuar në çdo drejtim. Premtoi 300 mijë vende pune dhe Shqipëria sot ka papupunësinë më të lartë në rajon, premtoi shëndetësi falas dhe pandemia e nxorri zbuluar.

Premtoi kosto të ulët të jetës dhe sot e dinë të gjithë. Tani ka filluar me premtime të tjera.

Ka ardhur koha të ndryshojmë, të largojmë Ramën dhe të punojmë për njerëzit e këtij vendi.

Të dashur shqiptarë, Vendi ynë është nën ujë. Sërish. Rrugët janë bllokuar. Sërish. Njerëzit po jetojnë në çadra. Ende. Gra e fëmijë po vuajnë të ftohtin.

Katastrofa natyrore kanë ndodhur këto kohë dhe gjithmonë do të ndodhin. Pyetja e vetme që shtrohet është: ç’po bëhet për të shmangur sa më shpejt e sa më mirë pasojat që i vuajnë qytetarët?

Çfarë bën Edi Rama sa herë njerezit kanë nevojë për ndihmën e shtetit? Vetëm propagandë! Çfarë bëri Rama pasi ra tërmeti? Vetëm propagandë!

Çfarë bëri Eama kur nisi pandemia? Vetëm propagandë!  Çfarë bëri pasi nisën përmbytjet? Vetëm propagandë!  

Ku është Rama ku shumica e vendit është e bllokuar? Rama po bën atë që di të bëjë më mirë: vetëm propagandë!

Me Ramën, Shqipëria ka ngecur në baltë dhe ka ardhur koha që ta nxjerrim nga balta. Më 25 prill ka ardhur koha që të rrëzojmë Ramën dhe të nxjerrim Shqipëria nga balta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re