Kryedemokrati Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama për fabulën e tij me shejtanët, si kartë për të mbrojtur procesin e vettingut, nën akuzë nga opozita, për shkak të bllokimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa shejtanët në djepin e Prokurorisë ju duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë”, ka shkruar Basha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re