Lideri i opozitës Lulzim Basha ka shkuar në Sukth për tu njohur me problemet e banorëve në një prej zonave më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë takimeve qytetarët kanë shprehur shqetësimin se përveç problemeve ekonomike që solli izolimi, si pasojë e koronavirusit, ata ende janë të paqartë për fatin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Basha: Ju vazhdoni me të njëjtat kushte siç ju pashë herën e fundit?

Banor: Ashtu jemi. Më keq. Edhe më keq.

Basha: Keni marrë ndonjë mbështetje financiare?  

Banore: Nuk kam marrë as një shishe ujë. Pension jo, rrogë jo, për të ngrënë jo, ku do të shkojmë, ku do të jetojmë ne o nenë?

Banor: Nuk kanë pyetur a jemi gjallë. Po nuk dua asgjë vetëm të na thonë çfarë do të bëhet për pallatin. Erdhën prapë dje dhe nuk na thanë asgjë, asnjë dokument, asgjë.

Basha: Zonjë po ndihma ushqimore të kanë ardhur ty?

Banore: Asnjë gjë, për kokë të atij djali që kam rrugëve andej. Asnjë kokërr kripe të ma sjellin në derë nuk më kanë sjellë. Asnjë gjë, as pension, as ndihmë ekonomike, asnjë gjë.

Sipas liderit te opozitës Basha qeveria është përgjegjëse për situatën ekonomike, pasi ajo ka prioritet pasurimin e një pakice oligarkësh, duke lënë jashtë vëmendjes qytetarët që përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re