Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar kryeministrin Edi Rama se po shpërdoron taksat e qytetarëve me fluturimet e tij me avion privat.

Basha e vendos theksin dhe rëndësinë që ka domosdoshmëria e vetingut të politikanëve.

“Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.

Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re