Një ditë më parë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit parashikon që ekonomia shqiptare do të ketë rënie ekonomike me 9%.

Pikërisht për këtë reagoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që sipas tij kjo ndodh për faktin se kryeministri Rama paguan me paratë e shqiptarëve, oligarkët dhe miqtë e tij.

“Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në cdo vend tjetër, sepse RAMAVIRUSI zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset. Prej RAMAVIRUSIT njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën”, shkruan Basha në Twitter.

Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në cdo vend tjetër, sepse RAMAVIRUSI zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset. Prej RAMAVIRUSIT njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën. pic.twitter.com/7lejs9uycK

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 13, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re