Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të votojë vettingun në politikë, ndërsa u shpreh i gatshëm që ky proces të nisë nga ai.

Kryedemokrati tha se ndryshe nga herët e tjera, ky proces mos të nis nga më plaku, duke shigjetuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

“E di ç’ke; bëhu burrë dhe votojë vettingun e politikanëve. T’i marrim me radhë. Ndryshe nga të tjerat, mos ta fillojmë nga plaku, e nisim nga mua dhe pastaj i dyti bëje ti.

Nga i pari te i fundit në këtë sallë. E ke fare të thjeshtë, Do t’i japësh fund këtij monologu që bën këtu ku ka shteruar mundësia që të thuash të njëjtat gjëra; voto vettingun.”, tha Basha.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re