Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat nga selia blu deklaroi se tentativa e përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregon qartë se kush nuk e do reformën në drejtësi.

Sipas tij Ramës i duhet me patjetër Gjykata Kushtetuese sepse ajo do të vendosë për 30 qershorin.

“Edi Rama e kishte jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese sepse kjo gjykatë ka për të vendosur për disa çështje jetike siç është 30 qershori”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re