Lulzim Basha ka reaguar sërish për maskat dhe i kërkon Ramës që të japë llogari pasi sipas tij 1.2 milionë maskat e shpërndara janë të skaduara.
“Në vend që të sulmojë opozitën @ediramaal duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara?
Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve!
Janë mijëra burra, gra dhe femijë që duhen mbrojtur.
Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve”- shkruan Basha. (TemA)
