Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish për përplasjen me armë me katër të vrarë pas mesnate në Velipojë.

Në një status në rrjetin social Twitter, Basha sulmon ata persona që sipas tij përgjegjësinë e ngjarjes së rëndë ia venë autorëve të saj.

Sipas Bashës, përgjegjës është qeveria dhe modeli me të cilin sundon vendin.

“Trushpëlarë, apologjistë me apo pa qira: boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo! Është vetëm pasojë e modelit që sundon vendin! Peshku qelbet nga koka!”, shkruan Basha në mesazhin e tij nga Holanda ku gjendet prej disa ditësh për të pushuar. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re