Skip to content

Basha reagon pas drekës me Yuri Kim: Pata një bisedë shumë të mirë me miken tonë…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur sot një drekë punë me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim mbi një orë.

Pas përfundimit të takimit, Basha nuk dha detaje, lidhur me temat e diskutuara me ambasadoren.

Ai u shpreh: “Pata një bisedë shumë të mirë me miken tonë e përfaqësuesen e aleatëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha kryedemokrati Basha.

Takimi erdhi disa orë para manifestimit të thërritur nga kreu i shtetit, Ilir Meta dhe konfirmimit të pjesëmarrjes nga opozita.