Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të marrë nga Banka e Shqipërisë për pezullimin e pagesës së kredive.

Me një shënim në Twitter, Basha ka përshëndetur vendimin e BSH, ndërkohë i ka bërë ftese qeverisë, të mos kete asnje komples, por te zbatoje propozimet e bera nga PD.

“Përshëndes Bankën e Shqipërisë për vendimin e pezullimit të pagesës së kredive, që është një nga masat e propozuara nga PD.

Është e domosdoshme në këtë situatë të jemi pranë qytetarëve, operatorëve ekonomikë e sidomos biznesit të vogël!

Situata emergjente kërkon masa emergjente!

Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret!”– shkruan Basha.   (TemA)

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re