Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për tërmetin shkatërrues që goditi Turqinë mesditën e sotme.

Me dhjetëra ndërtesa janë shembur në Izmir, ndërsa kryedemokrati ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave. Në një postim në rrjetet sociale Basha shprehet se u uron shërim të shpejtë të plagsoruve, ndërsa solidarizohet me autoritete dhe popullin turk.

“Po ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse nga Turqia. Ngushëllimet e mia më të thella janë për familjet e viktimave të tërmetit. Ju uroj shërim të plagosurve, forcë, kurajo dhe solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë”, shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re