Ish kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dorëzuar në në Keshillin e Europës një Rezolutë që mbështet rindërtimin e Ukrainës. Nën cilësinë e anëtarit të grupit të PPE, Basha ka dorëzuar reolutën e cila parashikon përgjegjësinë e Rusisë në agresionin e saj ndaj Ukrainës dhe rindërtimin e përmes aseteve të saj.

 

Sipas rezolutës së dorëzuar nga ish kreu i PD, do të krijohet një fond ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës Ruse për të paguar projektet e infrastrukturës në Ukrainë. Pjesë e fondit do të jenë dhe asetet e sanksionuara të shtetasve dhe zyrtarëve rusë.

 

Nga ana tjetër Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër arresti për Putin, duke e akuzuar për krime lufte, që përfshijnë kryesisht dëbimin e fëmijëve ukrainas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re