Gjatë takimeve që zhvilloi sot me qytetarë në Tiranë, kryedemokrati Lulzim Basha bisedoi me një qytetare e cila tha se vuan nga ishemia.

Kryedemokrati rrëfeu një detaj të jetës së tij personale dhe zbuloi se një sëmundje të tillë e ka kaluar 3 herë tek të afërmit e tij të ngushtë.

Basha u zotua se PD në pushtet do të ketë prioritet shëndetësinë dhe moshat e treta.

Biseda e Bashës me qytetaren:

Lulzim Basha: Kjo qeveri ka pasur tetë vite kohë për të bërë punët, por ka bërë vetëm punët e veta jo për ju. Si je me shëndet Çfarë ka bashkëshortja

Qytetari: Ajo pasi doli në pension pati një problem natyror, ishemi

Lulzim Basha: Sa kohë ka

Qytetari: Ka 6 vite

Lulzim Basha: Ngrihet nga krevati:

Qytetari: Jo. Unë kam bërë të gjitha gjërat që i kanë thënë doktorët. Për 30 ditë do 600 mijë lekë. Kemi harxhuar 1 mln lekë në muaj për 6 vite rresht.

Dhe rezultati është ky. Tani kam arritur ta nxjerr në komision dhe komisioni thotë që nuk i takon. Dua një kujdestari.

Lulzim Basha: Më vjen shumë keq. Kjo është një fatkeqësi që unë e kam kaluar tre herë brenda rrethit tim familjar. Ky premtoi para 8 vitesh shëndetësi falas.

Ne do të mundësojmë që në veçanti mosha e tretë të ketë kujdesin minimal. Do ketë zgjidhje edhe për nusen edhe për ty. Kjo ka shpëtuar gjithë jetën, jetë njerëzish. Mos u mërzisni se do ndryshojnë gjërat.