Lulzim Basha ka vazhduar fushatën e tij normalisht, duke mos thënë asnjë fjalë për situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit.

Ai ka qenë këtë mëngjes në Cërrik, dhe i vetmi shqetësim për të, është si të largohet Rama.

Ai u kërkoi qytetarëve që mos “t’ja hapin më derën për herë të tretë” kryeministrit Edi Rama, por të votojnë atë më 25 prill.

 “Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, banore dhe banorë të Cërrikut, faleminderit nga zemra për këtë pritje në këto vite të vështira për Cërrikun dhe Shqipërinë! Jemi takuar në momente  dramatike për familjet tuaja.

Mbaj mend takimet në atë lokal aty kur vendosi të rriste çmimin  e energjisë, në tetor të vitit 2014. Mbaj mend takimin në lokalin tjetër në rrugën atje pasi rriti çmimin e naftës, pasi vendosi TVSH-në për bizneset e vogëla, kur hoqi familjet nga ndihma e ekonomike, kur shpunësoi  mijëra baballarë dhe nëna pa pyetur as për ta as për fëmijët e tyre.

8 vite dështime, 8 vite varfërim, papunësi. 8 vite premtime të pambajtura, sot një njeri në pozitën e tij duhet të kishte vetëm dy fjalë në gojë dhe të largohej. T’i thoshte çdo shqiptari, çdo prindi, çdo fëmije, çdo nëne dhe baballarë, çdo gjysheje dhe çdo gjyshi më fal dhe të largohej.

Por Edi Rama dy herë ka ardhur në dyert tuaja dhe ka trokitur është futur përdhunshëm brenda dhe ka shkatërruar familjet, shtëpitë ekonomitë. Tani po troket për herë të tretë do ia hapni derën? Kudo nëpër Shqipëri po e diskutonim me miqtë që po ecnim tani së bashku kudo dëgjoj ndiej, prek vendosmërinë e shqiptarëve për ndryshim.

Dhe fjalët që dëgjoj më shumë janë dy: Nuk durohet më , një orë e më parë nuk durohet më, mezi po presim me 25 prill dhe e dyta që dëgjoj është tani është në dorën tonë. Në të vërtetë tani është në dorën tuaj.  Bashkë për ndryshim, Cërriku fiton, Elbasani fiton, Shqipëria fiton!” – tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re