Lulzim Basha ka ngritur pretendimin në mbledhjen e kryesisë së PD se në zgjedhjet elektorale të 25 prillit ka mundur të marrë 670 mijë vota.
Ai është kundërshtuar nga Fatbardh Kadilli i cili i ka kërkuar të qëndrojë korrekt me shifrat pasi rezultati flet për 620 mijë vota në favor të PD.
Basha ka shtuar se llogaria e tij vinte duke numëruar edhe 40 mijë vota të pavlefshme.
Ndërkohë, i është vendosur në dukje se megjithë shtimin e votave të pavlefshme sërish gabonte në kalkulime me 10 mijë vota.
Pa serish per Bashen ka probleme me matematiken, ku 670 mije minus 40 mije per te bejne 620 mije. Mbeten “jashte” 10 mije!
