Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sërish një video nga një intervistë ku hedh akuza ndaj Sali Berishës.

Sipas Bashës, interesi i një njeriu nuk mund të mbizotërojë mbi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve që kërkojnë ndryshim.

“Që interesi as i Sali Berishës, as i Lulzim Bashës, nëse do të ishte i godituri me një vendim non grata të Departamentit të Shtetit, nuk mund dhe nuk do të prevalojë mbi interesat e demokratëve. Interesi i një njeriu, kushdo qoftë ky, cilado qofshin kontributet e tij, nuk mund të prevalojë mbi interesat e demokratëve dhe dua ta them, interesat e Partisë Demokratike, që është alternativa e vetme ndaj këtij pushteti të korruptuar”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.

Interesi i një njeriu nuk mund të mbizotërojë mbi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve që kërkojnë ndryshim. @pdshqiperi është e vetmja shpresë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë 🇦🇱#NjëPartiNjëKuvend #18Dhjetor pic.twitter.com/c9c071zIO5

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 1, 2021

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re