Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur në lidhje me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka.
Gjatë fjalës së tij në një konferencën për media, Basha tha se edhe ish-qeverisja e PD ka qenë e korruptuar dhe se ai dhe demokratët kanë vendosur që t’i luftojnë për të ecur përpara dhe të shkëputen nga e shkuara.
“Edhe ish qeverisja e PD ka patur korrupsion. Jemi të vendosur ta luftojmë atë. E di që shpesh kjo retorikë mund të duket bajate, sespe edhe ish-qeverisja e PD ka patur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë!!!
Por ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe, dhe te zgjedhim të ardhmen që vetëm ne mund ta sjellim për shqiptarët!” u shpreh Basha.
