Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të kryedemokratit për shkarkimin e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, ku gjithashtu është paralajmëruar dhe përjashtimi nga Grupi i demokratëve.

Topalli përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook shkruan se në kohën kur byroja e partisë është ngritur për të përjashtuar Bashës, ku i fundit shkakron Nokën që është rritur brenda PD-së.

“Luli paska përjashtur prap me vendim personal sonte ne darke .

Kësaj here rradhën e kishte Flamur Noka, qe është rritur ne Partine Demokratike.

E paska shpallur armik te brendshëm! Ne fakt e paska nderuar Flamurin.

Shoku Enver bënte mbledhje byroje ne raste te tilla.

Dmth kur anëtarësia e Partisë është ngritur për të hequr Lulzimin, ky i fundit shkarkon Nokën.

Edhe për pak kohe do këtë vulën. Gjate këtyre diteve do shpall edhe përjashtime të tjera… deri kur Kuvendi Kombëtar do i heq edhe vulën bashke me karrigen Lul Vules”, shkruan Topalli

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re