Lideri i opozitës shqiptare ka publikuar planin financiar të partisë së tij që do të propozojë në zgjedhjet e 2021, gati një vit përpara, duke bërë të ditur se taksa e sheshtë 9% do të jetë baza e propozimit fiscal të PArtisë Demokratike.

Basha, propozon një administrim më të mirë të të ardhurave dhe një plan investimesh në transparent.

“Taksimi “Rama” zbrazi xhepat e  shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj.  Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent. Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë! #ditemetemira”,  shkruan Bashan ë tvvitter pa dhënë një detajim për planin fiskal dhe ekonomik. Por realisht koncepti ekonomik i PD-së shpall prioritetin që jo taksim sipas pagës, por një taksim të sheshtë për të gjithë. Qeveria e Sali Berishës e ka pasur 10%, e Basha e ul me një pikë.

Megjithatë, ky debat pritet të diskutohet në ditët në vijim se sa e sheshta dhe progresivja jep rezultat si për të ardhurat e shtetit, ashtu edhe në favoret e biznesit.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re