Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka mbledhur aleatët dhe ka shpallur qëndrimin zyrtar: Fatmir Xhafaj duhet të japë dorëheqjen si ministër i Brendshëm dhe menjëherë t’i nënshtrohet sekuestrimit të pronës.

Sipas kreut të PD-së, ministri ka penguar ekstradimin dhe hetimin ndaj vëllait të tij Agron Xhafaj, që sipas Bashës është dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 

5 faktet e Bashës për Agron Xhafajn:

Është fakt se Agron Xhafaj është kapur në një operacion ndërkombëtar kundër një organizate kriminale të trafikut të drogës i cili është zhvilluar nga Policia Italiane dhe DEA, agjencia amerikane e luftës kundër drogës.
Është fakt se Agron Xhafaj është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë të konfirmuar nga Gjyakata e Lartë e Italisë me 7 vjet e 2 muaj heqje lirie, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik ndërkombëtar të drogës.
Është fakt se Agron Xhafaj i ka ikur drejtësisë, ka patur dijeni për të gjitha proceset, ka patur edhe avokat mbrojtës i cili ka ndjekur të gjitha shkallët gjyqësore, por ka zgjedhur që të mbetet në arrati gjatë gjithë procesit të gjykimit dhe dënimit.
Është fakt se Agron Xhafaj nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim, as në Itali dhe as në Shqipëri.
Është fakt se Agron Xhafaj ka qenë dhe është në Shqipëri me identitet të ndryshuar nga Agron në Geron Xhafaj. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re