Kryedemokrati Basha futi në përdorim epitetin “terrorist”, dedikuar çdo deputeti të mazhorancës që do ngrinte katronin pro Ligjit për Teatrit. Një ditë para seancës kur pritet të miratohet ky ligj, Basha u takua me një përfaqsi artistësh nga ata që mbrojnë mosprishjen e godinës së vjetër dhe shpalli:

“Është akt grusht shteti dhe vendos çdo deputet të Rilindjes në pozita të barabarta me terroristët. Secili prej karton-mbajtës i Rilindjes ka orët e fundit të reflektojë që nëse çdo kush që ngre kartonin për të miratuar një ligj antikushtetues do të trajtohet politikisht nga opozita si terrorist shtetëror”.

Më herët, krerët e grupeve parlamentare të opozitës, Spaho dhe Vasili, i dërguan një letër kryeparlamentarit Ruçi që mos ta fuste në rend të ditës për miratim, Ligjin e Teatrit.   

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re