Kreu i PD Lulzim Basha ka shpërblyer Agron Gjekmarkajn pas mbrojtjes që ky i fundit i ka bërë në media pas vendimit për të dëbuar Sali Berishën nga partia.

Kryedemokrati ka emëruar deputetin si drejtues politik të qarkut Lezhë.

Gjekmarkaj do të zëvendësojë ish kolegun e tij Mark Marku i cili vendosi të jap dorëheqjen nga mandati i deputetit disa ditë më parë si protestë ndaj mënyrës se si funksiononte Partia Demokratike së brendshmi.

Vendimi për emërimin e Gjekmarkaj është njoftuar nga kryedemokrati Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re