Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpërndau postimin në rrjetet sociale të ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili bëri të ditur vendimin e Bashkimit Europian që i mundëson Shqipërinë të sigurojë pajisje, për sigurinë shëndetësore nga vendet e BE-së dhe që hyn në fuqi në datën 26 prill.
“Mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që vjen nga Bashkimi Europian dhe solidaritetin në përballjen me COVID-19. Shqipëria ka shumë nevojë për ndihmë, për të mbrojtur ekipet shëndetësore dhe për sigurinë e njerëzve”, shkruan Basha në postimin e tij.
