Kreu i PD, Lulzim Basha ka shpërndarë postimin e ambasadores amerikane Yuri Kim pas opinionit të Komisionit të Venecias.

Basha thotë se çdo vonesë në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vonon daljen nga kriza dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptaërt.

Lider demokrat thekson se funksionimi i Kushtetueses plotëson dy nga 15 kushtet për negociatat dhe rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.

Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore. https://t.co/sb7REh44fk

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) June 25, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re