Me lutjen për të ruajtur distancën nga njëri tjetri, para qindra banorëve të kënetës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha,bëri fajtor Edi Ramën për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Sipas kryedemokratit, mbi 120 mijë vetë kanë humbur vendin e punës vetëm brenda dy muajve.

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD-së

Ramavirusi ka vepruar në mënyrat më perfide dhe tinzare për të shkatërruar ekonominë, për të shkatërruar vendet e punës, për të shkatërruar familjet tona, për të nisur qindra mijëra djem dhe vajza drejt emigracionit dhe për të shkatërruar institucionet e demokracisë, për të prishur zgjedhjet, për të kapur drejtësinë dhe po bëjnë gjithçka sot për të shkatërruar edhe reformën zgjedhore, sepse Ramavirusi ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ato janë vaksina që do ta mposhtë, do ta shkatërrojë e do t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve.”- tha zoti Basha.

Në emër të opozitës së bashkuara, Lulzim Basha,i premtoi banorëve të Kënetës se me ardhjen e tij në pushtet, do të garantojë mirëqenie ekonomike për familje shqiptare.

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD-së

Nuk ju premtoj mrekullira, por unë dhe Partia Demokratike dhe koalicioni i opozitës së bashkuar me i madhi në 30 vite, ju premtojmë se ne do të sillemi si një qeveri normale për t’ju garantuar një jetë normale që ju të keni dinjitetin normal. Ju garantoj se do t’i japim fund hedhjes së parave të taksave tuaja në xhepat e oligarkëve. “- u shpreh zoti Basha.

I shpejtë ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama, pas postimit të fotove nga takimi i Lulzim Bashës në Durrës. Kreu i qeverisë akuzon kryetarin e PD-së se po rrezikon shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re