Kryetari i Partisë Demokratike , Lulzim Basha, vizitoi familjet e strehuara tek një godinë disa-kateshe në Unazën e Re.

 

Në këtë objekt janë strehuar rreth 100 banorë të prekur nga tërmeti, mes të cilëve 30 fëmijë.

 

Sipas selisë blu, ata ndihmohen në mënyrë vullnetare nga strehimi deri tek ushqimet dhe ilaçet, pasi nga bashkia apo qeveria nuk ka ardhur asnjë ndihmë, megjithëse janë në dijeni të qendrës që ndihmon vullnetarishr 100 banorë.

 

Basha vlerësoi ndihmën që poi u jepet të prekurve nga tërmeti.

 

“Kushtet mund të mos jenë optimale, por janë ofruar me zemër nga këta njerëz që kanë përjetuar një lloj tjetër tërmeti, tërmetin shtetëror”- u shpreh zoti Basha, duke iu referuar përplasjes së banorëve të Astirit kundër projektit që u shembte shtëpitë. “Po tregoni se keni një zemër të madhe, sepse e njihni vuajtjen për shtëpinë”- tha Basha.

 

PD në njoftimin për mediat thotë se disa prej banorëve, të zhvendosur nga Kombinati, Vora, Nikla, Ishmi dhe Bubqi treguan se janë lënë të braktisur jo vetëm pas këtij tërmeti, por edhe pas tërmetit të 21 Shtatorit.

 

 

Sipas Partisë Demokratike, gjatë takimit me familjet e strehuara tek Astiri, doli në pah shqetësimi serioz i ftohjes së fëmijëve nga lënia për 2-3 ditë në çadra të papërshtatshme.

 

 

“Ilaçet janë siguruar deri tani nga vullnetarët, por kujdesi mjekësor i specializuar duhet të mos mungojë.Falenderoj mjekët që, në mënyrë vullnetare, po kontribuojnë për shëndetin e shume prej tyre që janë të sëmurë kryesisht për shkak të qëndrimit në çadra në ditët e ftohta dhe në orët e para të fatkeqësisë dhe po kështu dua të falënderoj nga zemra këdo që ka mbështetur me kontribute, me ushqim, me orendi.Dua të theksoj se ky është një kontribut i gjithi vullnetar.Kam një mesazh për këdo që ka mundësi të ndihmojë.Këtu ka nevojë për ushqime, pajisje, tavolina, karrike, ka shumë fëmijë që po trajtohen vullnetarisht nga psikologë dhe studente të psikologjisë.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re