Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar me mesazhet e mëngjesit teksa Shqipëria është rreth 2 muaj larg zgjedhjeve.

Basha thotë se pas 8 vitesh dështime Rama flet për atë që do të bëjë, por s’mund të zgjidhë asgjë.

Nga ana tjetër ai siguron se më 25 prill opozita do të sjellë ndryshimin, ndërsa Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.

Postimi i Bashës:

Pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë.

Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë. Ne mundemi.

Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re