Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë të fjalës së tij të mbajtur në Kuvend.

Basha shprehet se asgjë nuk do ta ndalë rrugën për ndryshim, duke shtuar se llumi i tranzicionit është vetëm një , pavarësisht se buron nga një parti apo një parti tjetër.

“Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura.

Është i njëjti  llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë”, shprehet Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re