Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se është zotuar se nuk do të ketë asnjëherë përjashtim të propozuar nga ai.

 

Sa iu përket masave të marra mbrëmë nga kryesia, por edhe ata që janë propozuar për sot, Basha theksoi se nuk janë masa përjashtimi, por shkarkim nga funksionet për shkak të dhunimit flagrant të statutit me pasoja për PD.

 

“Ka qenë zotimi im i parë si kryetar i PD, që s’do të ketë kurrë përjashtim të propozuar nga unë. As unë e as ju nuk mbajmë njerëz me forcë. Ndaj dhe masat e marra mbrëmë nga kryesia dhe masat e propozuar sot, nuk janë masa përjashtimi, por shkarkim nga funksionet për shkak të dhunimit flagrant të statutit me pasoja për PD.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re