Lulzim Basha është rikthyer të jetë aktiv në jetën politik dhe publike.

 

Pas një takimi të zhvilluar me të rinj pak ditë më parë, këtë të shtune, ish kreu i PD postoi në rrjetet sociale fragmente të një bashkëbisedimi me qytetare dhe demokrate të Njësisë 2 në Tiranë.

 

Basha tha se ai u tërhoq një vit më parë për shkak se nuk donte luftë të brendshme, por pavarësisht kësaj gjeje, sipas tij, sot asgjë nuk ka ndryshuar dhe situate për demokratet dhe shqiptarët është edhe më e keqe.

 

Ai tha se shqiptarët dhe demokratët nuk mund të jenë peng i hallit të Sali Berishës.

 

Me shumë kënaqësi i’u përgjigja ftesës për një kafe nga një grup kontribuesish dhe qendrestarësh të PD-së në degën 2 në Tiranë. Zhvilluam një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, ku i’u përgjigja pa asnjë hezitim pyetjeve, interesit dhe shqetësimeve të tyre dhe këtë do të bej me të gjithë pjesëtarët e familjes sonë politike.Por unë nuk do të bëhem kurrë pjesë e baltosjes, edhe kur të vazhdojnë siç kanë rinisur me të njëjtat sulme, gënjeshtra e mashtrime. Sepse rruga që kalon përmes politikës së vjetër të baltës, akuzave dhe banalizimit të çdo debati publik na mban në vendnumëro dhe nuk mund të sjellë kurrë ndryshim për njerëzit.Unë bëra një hap pas sepse nuk doja një luftë të brendshme, i bindur se prej saj përfitojnë vetëm kundërshtarët! Dhe ishte gjëja e duhur. Por ja ku jemi. Asgjë s’ka ndryshuar, madje situata është edhe më keq për demokratët dhe shqiptarët.Prandaj e ndjej për detyre t’i përkushtoj energjitë e mija tek një opozitë e vërtetë në shërbim të njerëzve. Vetëm një alternativë e qartë, që ka në qendër hallet e qytetarëve dhe jo ato të politikanëve mund të sjellë ndryshimin e vërtetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re