Skip to content

Basha sot në Fier, pritet me protesta nga mbështetësit e Berishës

Kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë këtë të diel një takim me demokratët e Fierit. Kjo është zbritja e tij e parë në terren që pas vendimit për të përjashtuar Berishën nga Partia Demokratike.

 

Mirëpo, mbështetësit e ish-kryeministrit i kanë bërë “pritë”. Ata kanë dalë në protestë kundër ardhjes së tij në Fier.

 

Ish-lideri historik i të djathtës ka paralajmëruar se në vend do të shpërthejnë protesta të fuqishme, të cilat do të kenë synim marrjen e selisë blu.