Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas konferencës për media të mbajtur sot nga kryeministri Rama ku foli për prokurimet publike.
Në një postim në twitter Basha thotë se pas 8 vitesh në pushtet më në fund Rama pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion.
“Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion.
Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se PESHKU QELBET NGA KOKA!”- shkruan Basha. (TemA)
