Sot është dita e parë e një regjimi të ri lëvizjes, ku qytetarët lejohen të lëvizin vetëm pasi të kenë marrë leje. Si i konsideroni masat e deritanishme, kur numri në Shqipëri shënon 223 persona të infektuar dhe 11 të vdekur?

 

Prej ditës së parë, kemi kërkuar marrjen e masave sa më të shpejta dhe sa më të forta; ndaj përshëndes çdo masë që shkon në forcimin e regjimit të distancimi social. Shumica prej tyre janë masa që I kemi kërkuar dhe sugjeruar prek kohësh. Kjo pjesë e punës duhet intensifikuar. Ajo që mungon është mbyllja e vatrave potenciale të infeksionit, siç janë fasoneritë, call center, fabrikat, ku akoma për fat të keq nuk po përdorët autoriteti që qeveria ka me gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të urdhëruar mbylljen e tyre. Gjej rastin, të përsëris thirrjen time të përditshme., sepse çdo vonesë në këtë të drejtë mund të na kushtojë jetë në shëndetin e njerëzve. Nga ana tjetër, masat mbështetëse akoma janë shumë prapa. Shumica e mediave e kanë reflektuar gjendjen jashtëzakonisht të rëndë të një pjese të madeh të popullsisë sa I përket mundësisë për të siguruar të përditshmen, ushqimin, apo edhe trajtimin minimal për të moshuarit dhe shtresat në nevojë. Këtu ka shumë nevojë për përmirësim.

 

Edhe ditën e sotme, qytetarët janë ankuar për kohën e pamjaftueshme për t’u furnizuar me ushqime vetëm një orë në ditë. Ka pasur edhe vështirësi për t’u pajisur me autorizmin online. E konsideroni të drejtë vendosjen e kësaj fashe orare, nga ora 05:00 deri në 13:00? Mund të jetë kjo një mundësi për grumbullimin e më shumë njerëzve?

 

Ka disa sisteme që mund të aplikohen. E rëndësishme është që ajo çfarë shkruhet, të zbatohet. Aplikimi nuk ka funksionuar për një numër shumë të madh njerëzishm, dhe kjo është një gjë shumë e rëndë. Një gjë është të urdhërosh që njerëzit të dalin me autorizimin apo vetëdeklarimin, dhe një gjë tjetër është kur ata që kanë nevojë për të bërë shpenzimet e ditës, nuk arrijnë dot ta marrin autorizimin sipas aplikacionit dhe mbeten pa këtë shërbim. Kjo është e papranueshme. Prandaj çdo masë që merret duhet të jetë e zbatueshme, jo vetëm deklarative.

Nëse vihet re që aplikacione nuk funksionon, masat e marra në letër nuk ndihmojnë, por dëmtojnë.

Ashpërsimi i masave duket se ka mbyllur një pjesë të konsiderueshme të bizneseve në vendin tonë. Nëse kjo situatë zgjat rrezikojmë një kolaps; kam informacione nga biznese të ndryshme, të cilët kanë menduar reduktimet në mënyrë drastike të stafeve të tyre.

 

Si zgjidhet situata politike në Shqipëri?

 

Qeveria është shumë vonë me marrjen e masave për të përballuar një front tjetër të kësaj lufte, që është kriza ekonomike. Ne kemi më shumë se dy jave, pothuajse tre jave që e kemi propozuar paketën tonë, disa propozime janë pranuar. Unë e kam përshëndetur pranimin e tyre, por nuk po zbatohen. Akoma nuk e dimë nëse në fund të marsit, njerëzit të cilët janë të detyruar të mbyllen në shtëpi, qofshin këta të vetëpunësuar apo punëmarrës në bizneset, të cilat janë mbyllur dhe nuk janë në gjendje të paguajnë pagat e punonjësve të tyre, do të kenë mundësinë të kenë minimumin jetik të garantuar.

Për ketë kemi kërkuar transparencë. Kemi kërkua që që masat e marra dhe të shpallura të detajohen, e njerëzit të kuptojnë se si dhe kush përfiton. Tani nuk e kemi këtë.

 

E ka mundësinë Shqipëria?

 

Padiskutim! Shqipëria e ka mundësinë që të bëjë tri herë më shumë se ç’ka bërë deri më tani, në kuptimin e fondeve buxhetore. Ne kemi treguar farë qartë se ku janë paratë. 120 milionë euro, të cilat janë të buxhetuara këtë vit për 12 koncesione, 10 oligarkë, duhet të anulohen menjëherë.

Afro 40 milionë euro për shpenzime operative duhet të ridestinohen menjëherë. Afro 100 milionë euro në investime publike mund të ridestinohen menjëherë. Në vend të saj shohim që në 10 ditët e fundit kanë shkuar 30 milionë euro për beton. Betoni nuk është prioritet sot. Prioritet sot është shëndetësia, siguria e jetës së qytetarëve, shtresat në nevojë, mekanizmat për të mbrojtur ekonominë.  Masat duhet të jenë të vendosura, të shpejta. Dëmet do të jenë shumë të mëdha dhe do të na kushtojë shumë më shumë nëse nuk veprojmë menjëherë.

 

Kush janë emrat që kanë përfituar në këtë situatë?

I kemi bërë publike. Nuk I kam përpara emrat, por po të shihni arkivin tuaj do ta shikoni që janë bërë publike. Transparenca është bërë totale. E rëndësishëme është që të kuptojmë se qeveria nuk mund të reagojë më ndaj krizës, duhet të mendojë 1 a 2 hapa përpara. Kemi tre javë që bëjmë propozime. Më e rrezikshmja është që nuk zbatohen. Shqetësimi im kryesor sot, është se dhe 50 mijë lekshi i fundit i familjeve në nevojë ka shkuar drejt harxhimit.

 

Ka një mekanizëm opozita se si mund të zhbëjë në këtë situatë koncesionet pa pasur një kosto ekstra?

 

Mekanizmi është ligji për fatkeqësinë natyrore iu jep të drejtën autoriteteve që të pezullojnë cdo kontratë, jo më kontratat konncesiononare. Ka vetëm mungesë vullneti. Kjo është një përballje me shumë fronte, por pyetjet e dhimbshme nuk mund t’u shmangesh me propagandë. Pyetje e dhimbshme janë: Çfarë do të bëhet me 300 shqiptarë që ushqeheshin një herë në ditë para kësaj krize, çfarë do të behet me mbi 50 mijë njerëz familje të hequra nga ndihma ekonomike këto 4 vite që nuk përfitojnë nga kjo VKM, çfarë do të bëhet me 50-70 mijë biznese të vilat detyrohen të mbyllur, por edhe sikur të qëndrojnë hapur, nuk kanë xhiro. Mbi 70 mijë nëna apo vajza që punojnë në fasoneri, apo në call center, apo fabrika, të cilat janë vatra infeksioni dhe mund të zhbëjnë çdo sakrificë që kemi bërë si shqoëri deri më sot.

 

Lulzim Basha, po të ishte sot Kryeministër i Shqipërisë, vendimi i parë që do të merrte, cili do të ishte?

 

Do të zbatoja plotësisht  protokollin e sigurisë për jetën e çdo qyetari. Do të mbyllja këto vatra infeksioni. Do të vendosja mjaftueshëm para të cilat buxheti I ka, por do të shkojmë aty ku ka nevojë. Këtë po bën Kosova, maqedonia e Veriut. Kemi humbur tre jave, shumica e familjeve anë humbur rezeravet e tyre. Duhet të ndryshohet strategjia. Duhet të rritim masivisht tetsimin duke filluar nga ata që janë më ekspozuarit dhe më pas të nisim me procesin e gjurmimit. Këto janë tre prioritetet: Mbyllja e vatrave të infeksionit, më shumë testime dhe nisja e procesit të gjurmimit dhe paketa e ndihmës ekonomike.

 

Ju keni marrë pjesë javën e kaluar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku aty u diskutua edhe për çështjen e riatdhesimit të shqiptarëve. Kryeminstri tha se do të vijnë vetëm ata që nuk kanë mundësi ekonomike. Sa e drejtë është kjo?

 

Shumica e njerëzve nuk kanë mbetur për shaka të pamundësisë ekonomike, por të situatës së krijuar nga transporti ajrore, detar e tokësor. Shumica e vendeve kanë vënë në dispozicin transport ajor falsa për të tërhequr të gjithë bashkëatdhetarët e tyre. Prej tre javësh kemi kërkuar që qevria të vendoasë avion të mëdhenj, për t’i dërguar këta bashkëatdhetar.  Është vepruara para tre ditësh, por është e pamjafteushme. Të gjithë duhet të kthehen. Qveria t;I japë fund selekionit. Në inbox-in tim kam të paktën 200 SMS nga familjarë që kanë mbetur dhe duan të kthehen këtu. Nuk duhet kursyer asnjë qindarkë.

 

Javën e kaluar, Shqipëria mori një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave. Nisur edhe nga akuzat e shumta edhe në Itali sa I përket BE-së, mendoni se Evropa do të jetë e njëjtë pas COVID-19?

 

Është një lajm I mirë për shqiptarët dhe 15 detyra për qeverinë shqiptarë. Duhet t’I japim fund standardit ndryshe flitet, ndryshe veprohet. Mjekët duhet të testohen masivisht. Jemi I vetmi vend që nuk ka transparencë për testimet. Bomba ekonomike e kësaj krize nuk duhet të injotohet, prandaj fuhet të veprohet me urgjencë.Kam marrë informacion 48 orët e fundit që shumica e medias është detyruar të punojë me gjysme kapaciteti. Gjysma e punonjësve të medias janë dërguar në shtëpi pa paga dhe gjysma ata që mbahen aty, mbahen me gjysmë page.

 

Edhe në rastin konkret, duhet të bëni publik emrat?

 

Një pjesë e madhe e mediave e kanë shkurtuar përgjysmë personelin apo edhe më shumë, dhe kanë shkurtuar pagat. Kjo vjen sepse ekonomia ka filluar të kërcasë dhe sponsorizimi që ben ekonomia në media kanë rënë. Problemi që vjen me këtë është nëse fillojnë të mbyllen dritaret informative. Këtë pasojë do ta fillojnë ta vuajnë qytetarët. Mungesa e transparencës, mungesa e informacionit, sidomos a i njëanshëm është shumë e dëmshme në kohë krize. Media nuk duhet të ngelet jashtë vëmendjes.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re