Në një takim në Durrës, kreu demokrat Basha sulmoi ashpër reformën në drejtësi duke e trajtuar atë si një aferë politike

“Reforma në Drejtësi është shkatërruar pikërisht për të mbrojtur Vangjush Dakon. Siç mbron kjo drejtësi e kapur, Sajmir Tahirin. Siç mbron kjo drejtësinë e kapur, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, dosjet e të cilëve nuk janë gjë tjetër, veçse pastrim i parave të pista të krimit me bashkëpunimin e Edi Ramës dhe bandës së tij qeveritare”, tha Basha.

Basha, pothuajse në të gjithë ligjërimin e tij, e pati kryebashkiakun e Durrësit objekt akuzash, edhe kur iu kthye Teatrit Kombëtar.

“Çështja e Teatrit Kombëtar është beteja për të rikthyer shtetin ligjor, ose fundi i shtetit ligjor, i shtetit të së drejtës dhe fillimi i një diktature të krimit, e cila, atë që po bën me Teatrin, nesër do ta bëjë me pronat tuaja, me shtëpitë tuaja. Kemi arritur aty ku nuk mban më. Sepse Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk do të ndalen, po nuk i ndalëm ne”, tha kreu i selisë blu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re