Kreu demokrat, Lulzim Basha ka vijuar replikat ne distance me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako të cilit iu ndalua hyrja në SHBA.

 

Në një postim në “Facebook”, Basha teksa ka rikthyer ne vëmendje përgjimet e “Bild”, i kërkon kryeministrit Rama se pse po hesht dhe nuk po flet në lidhje me Dakon.

 

“Pse hesht hajduti psiqik për bankomatin e tij personal? Pse fshihet përditë pas mashtrimeve për 6 kullat 200 milionë euro dhe nuk belbëzon asnjë fjalë për Dakon? Pse ka emëruar e po emëron vetëm kamikazë dhe shërbëtorë të krimit dhe të hajdutëve me pushtet në prokurorinë dhe drejtësinë e kapur? Përgjigjet i gjeni vetë në fjalët e treshes Rama-Dako-Avdylaj”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re