Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar takim me qytetarë të Laprakës, ku në fokus ishin problematikat e kësaj zone. Gjatë fjalës së tij, Basha iu drejtua të rinjve duke thënë se Shqipëria duhet t’iu japë atyre mundësinë për të realizuar ëndrrat e tyre.
Basha u zotua se do të rikthejë besimin e qytetarëvë dhe kryesisht të rinjve tëk vota e lirë dhe politika. Sipas tij, kjo do të realizohet përmes propozimeve të tij, ku përfshihet edhe ai për listat e hapura.
“Ne duhet t’u kthejmë besimin të rinjëve tek vota dhe politika. Për këtë ne kemi propozuar listat e hapura, që votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë, zgjedhjen e presidentit nga populli dhe pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale, lidhje të cilat i përdorin për të bletë vota dhe shantazhuar votuesit’, tha ai.
Basha tha se politika e vjetër duhet të mënjanohet në mënyrë që të rinjtë e vendit të kenë sërish shpresë dhe të mos e braktisin Shqipërinë.