Në një takim me demokratës e njësisë 6 në Tiranë, Basha shprehet se mbi 70% e qytetarëve kanë refuzuar këtë model politik, pasi sipas tij nuk ofron zgjidhje.

 

Megjithatë, Basha mbetet optimist duke deklaruar se Partia Demokratike mund të sjellë ndryshim, duke nisur që nga vetja.

 

“Kjo kohë reflektimi më shërbeu të shihja edhe më qartë sesi ky sistem politik ka degraduar në një shfaqje që ka në qendër hallet e pak politikanëve, jo problemet e qytetarëve. Sherret, akuzat, gjuha e urrejtjes nuk mund të jenë përgjigjja për sfidat e mëdha që ka vendi. Më shumë se 70% të qytetarëve e kanë refuzuar këtë sistem politik, që nuk ofron asnjë zgjidhje për shqetësimet e përditshme të shqiptarëve. Kjo shumicë e heshtur kërkon një ndryshim rrënjësor në punët e vendit, një alternativë që pasqyron aspiratat e njerëzve, i dëgjon dhe fuqizon ata. Partia Demokratike mund të sjellë këtë ndryshim, në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, shprehet ai.

 

Lulzim Basha është rikthyer në takimet me demokratët, teksa në 29 korrik do të mbahen zgjedhjet e reja për kreun e PD. Basha ndonëse ende nuk ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij, përflitet të jetë një ndër emrat që do të tentojë të rimarrë sërish drejtimin e PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re