Kreu i PD-së Lulzim Basha po zhvillon një takim me fermerët e Devollit.

“E gjithë Shqipëria punon për një kalçeto me oligarkë të Edi Ramës. Ftesa e parë që kam nga Devolli, të keni besim se të gjithë bashkë jemi një forcë që dikton ndryshimin. Asnjë forcë e së keqes nuk e mposht bashkimin.

Kemi bërë hapa pas, fermeri është harruar. Kostot e rënduara e kanë bërë punën tuaj të pavlerë në treg.

Produktet tuaja përfundojnë në kanal të pashitura sepse sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, është sektori më i braktisur. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që qeveria nuk e mbështet fermerin me financime. Vit pas viti mbështetja për fermerët sa vjen e ulet. Edhe këtë vit mbështetja në buxhet është shumë  e ulët”, u shpreh Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko