Kreu i opozitës, Lulzim Basha në kuadër të nismës “Rrugëtimi për Shqipërinë”, vijon takimet me qytetarët shqiptarë. Sot zhvilloi një takim me fermerët në Urën Vajgurore, ku shpalosi alternativën për ta.

Ai diskutoi me fermerët për daljen nga kriza dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka braktisur bujqësinë. Sipas Bashës, import-eksporti është përqendruar në duart e oligarkëve.

“Të diskutojmë si të dalim nga kjo krizë. Rama e ka braktisur në mënyrë të turpshme bujqësinë.

Subvencionet e pakta që jep kjo qeveri nuk shkojnë për fermerët, por për 4-5 oligarkë. Për interesa mafioze oligarkie po goditet prodhimi vendas, duke i hapur portat prodhimeve të importit.

Import-eksporti është lënë në duart e një grushti oligarkësh. Nga qeveria jonë të gjitha këto probleme që e kanë sjellë bujqësinë në këtë ditë të zezë, do të trajtohen.

Nuk do jeni në fund të listës, por në krye të listës së çështjeve për t’u zgjidhur. Pyetja që me siguri do shtroni është: edhe sa do durojmë? Jo edhe shumë sepse shumë shpejt qeverinë tonë do ta keni në krah,” u shpreh Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re