Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur pranë tregtarëve e sipërmarrësve në kryeqytet.

Gjatë takimit me qytetarët, Basha deklaroi se ekonomia është e kapur nga interesa të një grupi të ngushtë dhe nuk mund t’ju ofrojë atyre mundësitë që meritojnë.

Sipas tij, “ekonomia duhet të hapet dhe të bëhet konkurruese e në funksion të saj është edhe hapja e garës në sistemin politik përmes propozimeve tona për Reformën Zgjedhore.”

Postimi i plotë i Bashës:

Çdo ditë pranë njerëzve, për t’i dëgjuar ata nga afër, për ta vënë politikën në shërbim të tyre. Qytetarët, tregtarët, sipërmarrësit në zemër të Tiranës më thonë atë që çdo shqiptar di dhe ndjen në xhepin e tij, se ekonomia është e kapur nga interesat e një grupi te ngushtë, dhe se ajo fatkeqësisht nuk ju ofron atyre mundësitë që meritojnë.

Ekonomia jonë duhet te hapet dhe të bëhet konkurruese. Në funksion të saj është edhe hapja e garës në sistemin politik përmes propozimeve tona për Reformën Zgjedhore. Një parlament përfaqësues i vullnetit të qytetarëve dhe një qeveri e vogël në shërbim të tyre janë kushte të domosdoshme për të vendosur interesat e qytetarëve në qendër të politikë-bërjes, duke u dhënë atyre te gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen më të mirë për familjet e tyre.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re